Agjencia Telegrafike Shqiptare

34 ankesa drejtuar ministrisë së Sipërmarrjes gjatë muajit qershor

TIRANË, 10 korrik/ ATSH/- Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes publikoi sot raportin e dhjetë të trajtimit të ankesave nga sipërmarrja.

Sipas këtij raporti, Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka shqyrtuar 34 kërkesa, gjatë muajit qershor, prej të cilave 11 kërkesë/ankesa, pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore, janë trajtuar dhe zgjidhur.

Gjithashtu gjatë muajit qershor është arritur deburokratizimi dhe dixhitalizimi i mëtejshëm i një sërë dokumentesh, duke lehtësuar kështu më tej barrën e çdo sipërmarrësi për t’i paraqitur ato pranë zyrave administrative publike.

Dokumentet që gjenerohen tashmë nga sistemi i portalit e-albania janë vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti, vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën), vërtetim për pagesë detyrimesh, vërtetim xhiro për tre vitet e fundit, vërtetim për përgjegjësitë tatimore, ekstrakt i thjeshtë, ekstrakt historik, vërtetim për regjistrim të investitorit, si dhe certifikatë regjistrimi.

/a.gjonaj//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version