Princi më i vogël i familjes mbretërore Louis, pagëzohet sot

154

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Në familjen mbretërore është një ditë e veçantë. Princi Louis i Kembrixhit do të pagëzohet sot përpara anëtarëve më të ngushtë të familjes.

Vogëlushi 11-javësh i Kate dhe Princ William, i pesti në radhën e fronit, do të pagëzohet nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit.

Në këtë festë të familjes mbretërore sigurisht nuk mund të mungojnë dy anëtarët më simpatik dhe më të dashur për Lousin e vogël, Princi George dhe Princesha Charlotte, të cilët do të jenë atje për ditën e madhe të vëllait të tyre më të vogël.

Kjo do të jetë hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit si edhe tre fëmijët e tyre do të shihen së bashku.

Kensington Palace ende nuk e ka publikuar listën e të ftuarve, por pagëzimet mbretërore janë zakonisht një ngjarje e vogël familjare./a.a//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.