LIBI – Tajani kërkon krijimin e një “liste të zezë” për trafikantët e migrantëve

TRIPOLI, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani nënvizoi sot, gjatë një vizite në Tripoli, domosdoshmërinë për krijimin e “një liste të zezë” për trafikantët kryesorë të migrantëve, në kuadër të luftës kundër trafikut në Europë dhe Afrikë.

“Duhet të krijojmë një listë të zezë për trafikantët e mëdhenj (…) me qëllim që policët dhe organizatat kundër krimit në Afrikë dhe në Europë të mund të bashkëpunojnë për një objektiv të përbashkët”, deklaroi Tajani në një konferencë shtypi.

“Këta trafikantë janë terroristë, trafikantë të armëve dhe qënieve njerëzore”, shtoi ai.

“Nëse ne nuk arrijmë të shkatërrojmë këto organizata kriminale, do të jetë e vështirë për të luftuar kundër imigracionit klandestin”, shtoi ai.

Tajani u shpreh në përfundim të një takimi me kryeministrin libian të unionit kombëtare (GNA), Fayez al-Sarraj.

Në planin politik, Tajani theksoi se Bashkimi Europian ishte i gatshëm për të ndihmuar Libinë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme, veçanërisht në përgatitjen teknike dhe dërgimin e vëzhguesve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.