Filmi “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri në festivalin e Sarajevës

PRISHTINË, 9 Korrik/ATSH/- Filmi “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri do të marrë pjesë në festivalin e Sarajevës, që do të mbahet nga data 10 deri më 17 gusht.

“In Focuse” është programi ku “Martesa” bashkë me shtatë filma të tjerë do të shfaqen në këtë edicion të festivalit.

Filmi “Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese.

Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Përveç QKK-së, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë./k.s/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.