TURQI – Kryeministri Yildirim kandidat për kryetar Parlamenti

ANKARA (ATSH-AA) – Grupi parlamentar i Partisë AK i ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit propozimin për kandidaturën e kryeministrit të Turqisë, Binali Yıldırım për kryetar të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), raporton Anadolu Agency (AA).

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit në Turqi, sot deputetët e zgjedhur zhvilluan ceremoninë e betimit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë AK, Naci Bostancı dhe nënkryetarët e grupit parlamentar të kësaj partie i dorëzuan kryesisë së Kuvendit kandidaturën e kryeministrit Yıldırım për kryetar të Parlamentit të Turqisë (TBMM).

Yıldırım duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kandidimin e tij për kryetar të Parlamentit  u shpreh se shpresonte që ky vendim të ishte në të mirë të atdheut dhe të populli.

Pas pyetjes së drejtuar nëse është kandidati i parë për kryetar të Parlamentit, Yıldırım tha se mund të dalin edhe kandidatë të tjerë.

Yıldırım, kryeministri i fundit i Turqisë po ushtron ditët e fundit në këtë detyrë, pasi vendi zyrtarisht kaloi drejt një sistemi presidencial të qeverisjes me fitoren në zgjedhje të presidentit, Recep Tayyip Erdogan./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.