Kosovë/ Vitin tjetër rezultate konkrete për tunelin e Alpeve

PRISHTINË, 8 korrik/ATSH/ – Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj deklaroi se autostrada e “Dukagjinit” dhe tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë.

Tuneli i “Alpeve shqiptare”, sipas tij, do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe do të lidhë Pejën me Rozhajen.

“Rrjedhimisht, Peja lidhet me korridore të rëndësishme ndërkombëtare”, shprehet Lekaj.

“Ne këtë vit do të përfundojmë me planifikimin, kostot e përfitimet për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në këtë drejtim”, shprehet Lekaj./KosovaPress/ /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.