Porti i Durrësit, fluks pasagjerësh në 5 ditët e para të korrikut

TIRANE, 7 korrik /ATSH/ -Shtatë tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë 5 ditëve të para të muajit korrik kanë transportuar 10.674 udhëtarë dhe 2.039 autovetura gjithsej.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, në periudhën 1-5 korrik të këtij viti, tragetet janë shfrytëzuar nga 6997 udhëtarë me 1485 autovetura, që kanë mbërritur në Durrës.
Ndërkaq nga Durrësi janë nisur më pak udhëtarë dhe automjete, përkatësisht 3677, me 554 autovetura gjithsej.

Këto ditë ka nisur të aplikohen shtesa në lundrimet e trageteve për shkak të rritjes së pritshme të fluksit të udhëtarëve, kryesisht turistë dhe bashkëatdhetarë që mbërrijnë për pushime pranë famijeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.