PHENIAN – Dita e dytë e bisedimeve të sekretarit amerikan, Pompeo për çështjen bërthamore

PHENIAN, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo nisi sot në Phenian ditën e dytë të bisedimeve me krahun e djathtë të liderit koreano-verior, për të hartuar një plan konkret për denuklearizimin.

Sekretari amerikan i Shtetit ka biseduar për këtë çështje me Kim Yong Chol, krahun e djathtë të numrit një të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Objektivi i këtij takimi është përpilimi i një udhërrëfyesi të detajuar që do të çojë drejt denuklearizmit të plotë të gadishullit korean, siç u ra dakort gjatë takimit historik të Singaporit, 12 qershorin e kaluar, midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kim Jong Un.

‘’Politika jonë nuk ka ndryshuar’’, u shpreh për median, Heather Nauert, zëdhënës i sekretarit të Shtetit. Pritshmëritë tona përputhen me çështjet që u ranë dakort mes presidentit dhe Kim Jong Un, për denuklearizimin e Koresë së Veriut’’, pohoi ajo./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.