FOTO/ Urgjenca e re te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, kushte dhe infrastrukturë moderne

FOTO/ Urgjenca e re te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, kushte dhe infrastrukturë moderne

FOTO/ Urgjenca e re te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, kushte dhe infrastrukturë modernehttps://ata.gov.al/2018/07/07/foto-urgjenca-e-re-te-spitali-universitar-shefqet-ndroqi-kushte-dhe-infrastrukture-moderne/Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” apo spitali i mushkërive, tashmë ka një shërbim urgjence me standarde moderne, që do të kryejë shërbim parësorë të mërkurave, duke lehtësuar kështu punën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që sot për sot mban barrën kryesore të shërbimit të urgjencës. Ylli Ziçishti, Shefi i Urgjencës në Spitalin Universitar “ Shefqet Ndroqi”, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në ditën e parë të shërbimit të ri të urgjencës u regjistruan dhjetëra raste, ndërsa shtoi se këtë në spital shërbejnë kirurg me më shumë se 20 vite eksperiencë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 7 Korrik 2018

TIRANË, 7 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-  Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”,  i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” apo spitali i mushkërive, tashmë ka një shërbim urgjence me standarde moderne, që do të kryejë shërbim parësorë të mërkurave, duke lehtësuar kështu punën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që sot për sot mban barrën kryesore të shërbimit të urgjencës.

Doktor Ylli Ziçishti, Shef i Urgjencës në Spitalin Universitar “ Shefqet Ndroqi”, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në ditën e parë të shërbimit të ri të urgjencës u regjistruan dhjetëra raste, ndërsa shtoi se këtë në spital shërbejnë kirurg me më shumë se 20 vite eksperiencë dhe se infrastruktura është moderne. “Është një lajm shumë i mirë për shëndetësinë në vendin tonë. Kjo  urgjencë e re i shërben dhe popullit dhe mjekëve. Çelja e kësaj urgjence këtu, i jep mundësi QSUT-së të shpërndajë fluksin, të paktën të mërkurën, kur ky shërbim kthehet parësor, por dhe gjatë javës kur është e nevojshme”, tha Ziçishti për ATSH.

“Kapacitetet këtu janë maksimale. Kemi ekip me 20 vjet eksperiencë që janë të gatshëm të bëjnë ndërhyrje të të gjitha llojeve. Ekipi është në gatishmëri të plotë. Është bërë një punë e mirë, fryma është e mirë dhe investimet e bëra për këtë punë është e mirë. Këtu s’mungon asgjë, shtretërit janë të rinj, pavijonet janë të ndara, gjysmë intensive, reanimacion…Bëjmë skaner, eko..etj. Këtu realizohen të gjitha llojet e urgjencave dhe ndërhyrjeve, veç kalamajve dhe kokës”, u shpreh Ziçishti për ATSH.

Nevruz Bare, Kirurg i Përgjithshëm, duke na prezantuar pavijonin e kirurgjisë, u shpreh për ATSH se gjatë ditës së parë janë realizuar me sukses 6 operacione. “Në bllokun operator të ri kryhen të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale, të përgjithshme dhe të kirurgjisë lokale. Të mërkurën kemi kryer  6 ndërhyrje dhe janë përballuar me sukses, teksa presim të bëjmë ndërhyrje të tjera. Kemi pasur 48 konsulta, dhe disa shtrime. Drejtoria e Spitalit i ka marrë të gjitha masat të bëjë ndërhyrjet në kohë rekorde për të gjetur diagnozën”, tha Bare.

Dorian Baze, mjek në këtë spital tha se, Shërbimi Urgjencës ka funksionuar të mërkurën përgjatë 24 orëve si urgjencë primare dhe rezultoi me mjaft sukses. “Kemi pasur tre raste nga rrethet, janë pritur  dhe me intensitet maksimal i është bërë kontrolli dhe janë bërë 6-të ndërhyrje”, tha ai.

Edhe qytetarët janë shprehur shumë të kënaqur me këto ndryshime Adriatik Hoxha, një nga pacientët e shërbimit intensiv, i cili ishte operuar një ditë më parë tha. “Më kanë pritur mjaft mirë. Kam bërë dy operacione më parë, një tek “Nënë Tereza dhe një në Janinë, por shërbim më të mirë se në sanatorium s’ka bërë vaki. Jam shumë i kënaqur dhe kam fjalët më të mira për doktorët. Çarçafin dje erdha, sot ma ndërruan”, tha Hoxha.

Pacientja Zelina Kolvataj falenderojë mjekët, ndërsa shtoi se “kushtet janë të mira…”

Temo Selamaj, i cili kishte mbërritur në urgjencë mëngjesin e të enjtes u shpreh se ishte habitur nga kushtet e mira që kishte gjetur. “Kam pasur kriza të papara, erdha në spital, shkova te “Nënë Tereza”, por ato më sollën këtu pasi bëra disa analiza. Këtu është më ndryshe si spital, është ambient shumë më i mirë dhe shërbimet janë të mira”, tha Selamaj.

Një paciente tjetër shtoi se “Nuk ka spital më të mirë se ky në Shqipëri. Por jo vetëm në Shqipëri”.

Zoja Zeneli një paciente që vuante nga ulcera në stomak, u shpreh se “si paciente jam shumë e kënaqur. Pastërti dhe korrektësi në shërbim”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.