SOFT NEWS – Macron fton 300 të rinj për të ndjekur ndeshjen Francë-Uruguaj në parkun Elize

PARIS, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Emmanuel Macron po ndjek çerekfinalen e Kupës së Botës në futboll Francë-Uruguaj në mesin e rreth 300 sportistëve të rinj të cilët ishin ftuar sot në parkun Elize.

Fotot e postuara në rrjetet sociale shfaqnin të rinjtë të ulur në fushën me bar përballë një ekrani gjigand të vendosur poshtë pemëve, përballë shatërvanit të fundit të parkut.

Të ftuarit vinin nga klube të futbollit të rajonit të Parisit, si Sarcelles, Bondy apo Suresnes dhe të seksionit sport-studime të shkollave të mesme që ndodhen në lagjet problematike, sipas Elizesë.

Ngjarja nuk ishte e hapur për median, por foto të postuara në Twitter shfaqnin Emmanuel Macron me këmishë me mëngë të shkurtra mjaft i entuziasmuar ndërsa Franca shënoi golin e parë.

Kjo ftesë i afron të rinjtë e Republikës. Kjo është një inciativë e bërë nga ana jonë që në nisje të Kampionatit të futbollit me sloganin ‘’Francën e duam, e mbështesim’’ u shpreh presidenti i Ligës së Parisit, Jamel Sandjak, në një deklaratë./

v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.