Pacolli viziton Italinë, do të pritet nga presidenti italian

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ -Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë pune në Republikën e Italisë.

Siç njofton zyra e Pacollit, në kuadër të kësaj vizite kryediplomati kosovar do të takohet me presidentin italian, Sergio Mattarella, presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Industrisë italiane, Vincenzo Boccia si dhe personalitete të tjera italiane.

Qëllimi i vizitës së ministrit të Jashtëm në Itali është ngritja në një nivel më të lartë e marrëdhënieve dypalëshe, inkurajimi dhe thirrja e bizneseve italiane, që të rrisin investimet e tyre në Kosovë./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.