Agjencia Telegrafike Shqiptare

Gjenerata e Modriç gati të kalojë atë të ’98-ës

MOSKË, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Gjenerata kroate e Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç mund të tejkalojë atë të vitit 1998 që arriti në gjysmëfinale të Botërorit në Francë,  deklaroi dje mbrojtësi kroat, Dejan Lovren ndërkohë që Kroacia përballet nesër me Rusinë në çerekfinale.

“Ne respektojmë gjeneratën e vitit 1998. Ai është ekipi kroat që ka njohur më shumë suksese deri më sot dhe arritën një nivel që askush nuk e ka arritur në 20 vite”, theksoi mbrojtësi që aktivizohet me “Liverpool” në kampionatin anglez.

“Por, ekipi ynë aktual është shumë i fortë dhe kemi një shans për të tejkaluar këtë gjeneratë”, vazhdoi ai.

Në vitin 1998, Kroacia mundi Gjermaninë 3-0 duke arritur në gjysmëfinale, ku u eleminua nga Franca dhe dygolëshi i famshëm i Lilian Thuram.

Sot, 20 vite më pas, “Veteranët” përballen me Rusinë në Soçi për t’u përpjekur që të arrijnë për herë të dytë këtë fazë.

Me një lojë shumë bindëse gjatë fazës së grupeve ku dolën me tre fitore në tre ndeshje, shokët e Lucka Modriç treguan në 1/8 finale shumë defekte kundër Danimarkës.

Ata duhej të kalonin nga një seri 11-metërshash shumë sfiduese që të mund të fitonin (1-1 loja rregullt; 3-2 11-metërsha). /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version