FRANCË – Këshilli Kushtetues nuk e konsideron të paligjshme ndihmën ndaj migrantëve

PARIS, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Këshilli Kushtetues francez konfirmoi sot se një ndihmë për të huajt, në situatë të paligjshme, nuk do të jetë e dënueshme, në emër të parimit të vëllazërisë.

Ky vendim, që flet për “vëllazëri” në një kontekst politik europian të tendosur ku vlerat që janë larg janë shpesh të trazuara do të sjellë gjithashtu modifikime të disa ligjeve franceze.

Këshilli shqyrtoi kërkesën e Cedric Herru, një fermer, i kthyer në simbolin e ndihmës për migrantët në kufirin franko-italian, i cili kërkoi heqjen e cilësimit të solidaritetit si shkelje.

Ky i fundit dhe një militant tjetër ishin dënuar se kishin ndihmuar një të huaj të paligjshëm.

Këshilli ka përdorur “parimin e vëllazërisë” duke kujtuar se motoja e Republikës Franceze është “Liri, Barazi, Vëllazëri” dhe se Kushtetuta i referohet këtij ideali të përbashkët./
/ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.