Agjencia Telegrafike Shqiptare

Foto/ Parku i liqenit, vazhdojnë zbukurimet me bimë dekorative

TIRANË, 6 korrik/ATSH/- Investimet e kryera e kanë kthyer parkun e madh të liqenit artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës.

Pas rikualifikimeve të bëra në këtë zonë, punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit po kujdesen  jo vetëm për pastërtinë e ambienteve por edhe në gjelbërimin e parkut.

Kështu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi parkun e madh më të bukur akoma, për disa arsye. Sipas tij, kolegët po mbjellin bimë dekorative, lule e kacavjerrëse për kompletimin, “qëndisjen e peizazhit”, sikurse e cilësoi ai, tek të gjitha objektet e sapo rikualifikuara.

“Nëse mendoni se parku i madh nuk ka ku të shkojë më bukur se kaq, gaboheni! Kolegët po mbjellin bimësi dekorative, lule e kacavjerrëse për kompletimin, qëndisjen e peizazhit tek të gjitha bisedkat e objektet e sapo rikualifikuara”, shkruan Veliaj në faqen zyrtare të tij, në rrjetin social “Facebook”.

Parku i madh i liqenit është një nga zonat që ka pësuar transformim total në kryeqytet dhe preferohet  jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

/z.tosku//m.m/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version