MEKSIKË – Presidenti Obrador fton Donald Trump në ceremoninë e marrjes së mandatit

MEKSIKO, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti sapozgjedhur i Meksikës, Andrés Manuel Lopez Obrador njoftoi sot se dëshironte të ftonte Donald Trump më 1 dhjetor në ceremoninë e zyrtarizimit të detyrës së tij si president, ndërsa marrëdhëniet janë të tendosura që prej fushatës zgjedhore të presidentit amerikan dy vite më parë.

‘’Ne do t’i bëjmë ftesë pasi jemi dhe shtete fqinjë kemi marrëdhënie ekonomike, tregtare, lidhje miqësie dhe bashkëpunimi. Ne kemi 3 180 kilometra vijë të përbashkët kufitare. Pra presidenti Trump është i ftuar, megjithëse kjo varet nga axhenda e tij dhe nga ajo çfarë ai do të vendosë’’, deklaroi  Lopez Obrador gjatë një konference shtypi./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.