Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fillojnë ethet e çerekfinaleve

MOSKË, 5 korrik /ATSH-AA/ – Nesër fillojnë ethet e çerekfinaleve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” me dy ndeshje.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen nesër. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Uruguajit dhe Francës në stadiumin “Nizhny Novgorod”, në orën 16:00.

Ndeshja e dytë do të luhet në mes të Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin “Kazan Arena” në orën 20:00.

Në raundin e çerekfinales janë kualifikuar gjashtë kombëtare nga Evropa (Franca, Belgjika, Rusia, Kroacia, Suedia dhe Anglia) si dhe dy nga Amerika Latine (Brazili dhe Uruguaji).

Data dhe ora e ndeshjeve çerekfinale:

6 korrik, e premte:

16:00 Uruguaj – Francë (Nizhny Novgorod)

20:00 Brazil – Belgjikë (Kazan Arena)

7 korrik, e shtunë:

16:00 Suedi – Angli (Samara Arena)

20:00 Rusi – Kroaci (Fisht)/ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version