Ambasadorja Yu: Bujqësia, fusha e fokusit dhe drejtimi i privilegjuar i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ambasadorja Yu: Bujqësia, fusha e fokusit dhe drejtimi privilegjuar i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ambasadorja Yu: Bujqësia, fusha e fokusit dhe drejtimi privilegjuar i bashkëpunimit mes dy vendevehttps://ata.gov.al/2018/07/05/ambasadorja-yu-bujqesia-fusha-e-fokusit-dhe-drejtimi-privilegjuar-i-bashkepunimit-mes-dy-vendeve/ Qendra e Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore Kino-Shqiptare, e krijuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Universiteti i Bujqësisë së Kinë (UBK), është përuruar zyrtarisht sot në UBT. "Kina dhe Shqipëria i kanë kapacitetet e fuqishme plotësuese dhe potenciale për bashkëpunimin në fushën bujqësore, të dyja vendet po nxitojnë bashkëpunimet dhe projektet në fushat e inspektimit të cilësisë e eksportit të produkteve bujqësore, si dhe të makinerive bujqësore", deklaroi sot Ambasadorja Yu.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 5 Korrik 2018

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ – Qendra e Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore Kino-Shqiptare, e krijuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Universiteti i Bujqësisë së Kinës (UBK), është përuruar zyrtarisht sot në UBT.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë, Jiang Yu, sekretari i Partisë në Universitetin e Bujqësisë të Kinës, Jiang Peimin, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Bahri Musabelliu, si dhe të ftuar të tjerë studentë, profesorë e akademikë të fushës.

Ambasadorja Yu u shpreh se, bujqësia është fusha e fokusit dhe drejtimi i privilegjuar i bashkëpunimit kino-shqiptar.

“Nën udhëheqjen e Iniciativës ‘Një Brez, Një Rrugë’ dhe të ‘Bashkëpunimit 16+1’, bashkëpunimi praktik bujqësor kino-shqiptar, po ecën përpara duke u konsoliduar. Shqipëria ka kushtet e mrekullueshme të zhvillimit të bujqësisë, ndërkohë bujqësia është jo vetëm industria e shtyllës së Shqipërisë, por edhe prioriteti i rëndësishëm i qeverisë shqiptare”, – tha Yu.

Ambasadorja theksoi se, Kina është vendi tradicional i bujqësisë me qytetërimin e lashtë të kultivimit dhe po përpiqet të shndërrohet në një vend modern të bujqësisë me zhvillimin e inovacionit teknologjik bujqësor. Kina dhe Shqipëria i kanë kapacitetet e fuqishme plotësuese dhe potenciale për bashkëpunimin në fushën bujqësore, të dyja vendet po nxitojnë bashkëpunimet dhe projektet në fushat e inspektimit të cilësisë e eksportit të produkteve bujqësore, si dhe të makinerive bujqësore.

Ambasadorja e Kinës tha se inaugurimi i Qendrës së Inovacionit Teknologjik dhe Shkencor të Bujqësisë Kinë-Shqipëri shënon një hap të sigurt të bashkëpunimit bujqësor midis Kinës dhe Shqipërisë, duke qenë fryti konkret i bashkëpunimit praktik midis dy vendeve tona.

“Shpresoj që me këtë qendër si platformë, të dyja palët mund të përforcojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimet në risinë teknologjike bujqësore dhe trajnimin e talenteve bujqësore, shfrytëzojmë rolin demonstrues të hulumtimit, kryejmë zhvillimin e inovacionit bujqësor, nxisim konkretizimin e arritjeve bujqësore, realizojmë zhvillimin e integruar të prodhimit, të studimit dhe të hulumtimit, me qëllim të çojmë bashkëpunimin praktik bujqësor kino-shqiptar në një nivel të ri, duke u sjellë të dyja vendeve përfitimet e jetesës së njerëzve, të ekonomisë dhe të ekologjisë”, – tha ambasadorja Yu.

Ndërsa Jiang Peimin u shpreh se “si udhëheqësi i një ndër institucioneve kineze të arsimit të lartë në fushën e bujqësisë, Universiteti i Bujqësisë të Kinës (UBK), ka nxituar vazhdimisht bashkëpunim ndërkombëtar në bujqësi, dhe ka themeluar Institutin e Bashkëpunimit Bujqësor nën iniciativën ‘Një Brez, Një Rrugë’, i cili është i pari në Kinë”.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës është universiteti me kapacitetet më të fuqishme në Shqipëri. Që nga ky vit, të dy universitetet kanë intensifikuar komunikimin, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit dhe UBT është bashkuar në Unionin e Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë të Blegtorisë nën iniciativën “Një Brez, Një Rrugë” dhe Unionin e Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë të Arsimit Bujqësor nën iniciativën “Një Brez, Një Rrugë” e në kuadër të Bashkëpunimit Jug-Jug, të iniciuar nga UBK”, – tha Jiang.

Jiang shprehu besimin se të dyja palët do ta thellojnë shkëmbimin dhe bashkëpunimin, duke shfrytëzuar platformën e Qendrës së Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore kino-shqiptare, do të zhvillojnë bashkëpunim të teknologjisë dhe të burimit njerëzor në aspektet e industrisë së perimeve, të tregtisë së produkteve bujqësore, të mjekësisë veterinare etj., do të forcojnë së bashku inovacionin e shkencës dhe teknologjisë bujqësore, do të ndajnë eksperiencat e zhvillimit bujqësor, do të nxisin dialogun dhe komunikimin mbi politikat bujqësore, për të mirën e dy popujve tanë.

Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Bahri Musabelliu, kjo është një sipërmarrje e përbashkët mes dy universiteteve të Bujqësisë të Shqipërisë dhe Kinës për ta shndërruar këtë qendër në një pikë reference të kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë.

“Diskutimet që ne po zhvillojmë me homologët kinezë na japin mundësinë që mes dy universiteteve të identifikojmë prioritete të reja, që janë në fokusin e kësaj qendre”, – tha Musabelliu, ndërsa shprehu besimin se kështu do të jemi mbështetës për partnerët dhe aktorët e tjerë që operojnë në fushën e bujqësisë shqiptare. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.