STRASBURG – Morawiecki: Polonia ka drejtë të ketë sistem gjyqësor sipas traditave të saj

STRASBURG, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki mbështeti, para Parlamentit Europian në Strasburg, të drejtën e Polonisë për të ndërtuar sistemin gjyqësor sipas traditave të saj, në sfondin e krahut të hekurt të BE-së për reformat e diskutueshme të drejtësisë polake.

“Uniteti në diversitet, kjo moto e BE-së sonë, nuk është një slogan bosh”, deklaroi Mateusz Morawiecki para eurodeputetëve të mbledhur në seancë plenare.

“Çdo vend i Bashkimit Europian ka të drejtë të zhvillojë sistemin gjyqësor sipas traditave të tij”, shtoi ai.

Konservatorët në pushtet në Varshavë po përgatiten të zbatojnë reformat e tyre gjyqësore të diskutueshme duke mos dhënë asnjë shenjë lehtësimi, pavarësisht procedurës urgjente për shkelje të marrëveshjeve të BE-së, e ndërmarrë një ditë më parë nga Komisioni Europian./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.