Anglia kualifikohet me vështirësi përballë Kolumbisë

MOSKË, 3 korrik /ATSH/ – Anglia arrin të kualifikohet me vuajtje falë 11-metërshave përballë Kolumbis (3-4 11-metërshat).

Anglia dhe Kolumbia e mbyllën në barazim 1-1 lojën e rregullt pas një përballje shumë të fuqishme por një lojë shumë të balancuar me mbajtjen e topit 48% për Kolumbinë dhe 52% për Anglinë. Edhe me gjuajtjet në portë statistikat janë relativisht të balancuara 14 për Kolumbinë dhe 16 për Anglinë.

Nuk kishte si të mungonte në këtë përballje Kane i cili shënoi golin e avantazhit për Anglinë në minutën e 57-të, ndrëkohë që Kolumbia do të barazojë “in extremis” me Mina në minutën e 93-të.

Gjithçka do të varet nga gjuajtjet e 11-metërshave.

Muriel dhe Anderson do të gabojnë 11-metërshat e tretë dhe të katërt.

Pickford do të bëjë një pritje të mrekullueshme të 11-metërshit të ekzekutuar nga Bacca, ndërsa Dier nuk do të gabojë për Anglinë duke i dhuruar edhe fitoren. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.