Pas vitesh sorollatje, studenti merr diplomën e masterit brenda 10 ditësh

TIRANË, 2 Korrik /ATSH/ -Një student nga Shkodra që nuk arrinte të merrte diplomën e studimeve të masterit në shkencat mjekësore, iu drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe brenda 10 ditëve arriti të merrte diplomën.

Z. Erzen Shkenza nuk ishte pajisur me diplomën për studimin e Masterit në vitet 2012-2013 për shkencat mjekësore.

Pasi Erzeni iu drejtua platformës brenda 10 ditëve ka marrë diplomën në dorë, por edhe të gjithë studentët e tjerë të atij viti akademik kanë mundësi të marrin diplomën.

“Që nga ai vit që kam mbaruar nuk kam arritur të marr diplomën. Jam interesuar, por jam sorollatur. Mendova të shkruaj tek adresa e bashkëqeverisjes. Dhe për më pak se 10 ditë mora përgjigje dhe mora diplomën”, tha studenti.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.