JAPONI – Perandori Akihito pezullon aktivitetet pas një anemie cerebrale

TOKIO, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Perandori japonez, Akihito, 84 vjeç, vuan nga anemia cerebrale dhe mjekët kërkuan një periudhë pushimi për të, çka do të thotë pezullim i aktiviteteve perandorake.

‘’Madhëria e tij, perandori Akito është ndjerë shumë keq rreth orës 04:00, shoqëruar me të vjella, marrje mendsh dhe djersitje si shkak i një anemie cerebrale’’, tha zëdhënësi Yoshihide Suga gjatë një prononcimi të rregullt për shtyp.

”Aktivitetet e parashikuara gjatë ditës së sotme u anuluan pas Akihito ka nevojë të pushojë. Asgjë nuk është vendosur akoma për ditët në vijim”, saktësoi Suga.

Akihito, perandori i 125-ë i Japonisë, është në fron që prej janarit të vitit 1989.

Ai normalisht duhet të lërë detyrën në fund të prillit të ardhshëm sipas një ligji special që e autorizon për të hequr dorë nga të gjitha funksionet e tij.

Në gusht të vitit 2016, Akihito kishte dhënë një deklarata të pazakontë në televizion duke shfaqur shqetësimin e tij për rreziqet e mospërmbushjes së detyrimeve që i përkasin funksionit të simbolit të popullit dhe unitetit të kombit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.