Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Seehofer shtyn dorëheqjen për çështjen e migrantëve

BERLIN, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Kishte deklaruar se do të dorëhiqej, por tani, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka dhënë një afat të ri për Angela Merkel, deri të mërkurën.

Të mërkurën Seehofer feston edhe ditëlindjen e tij.

Sidoqoftë, CSU është ende në kërkim të një pakti me CDU lidhur me çështjen e migrantëve.

Presidenti i Bavarisë, Markus Soeder ka pohuar sot se stabiliteti i qeverisë nuk ishte në diskutim./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version