Belgjika dhuron spektakël, përmbys rezultatin 3-2 me Japoninë

ROSTOV, 2 korrik /ATSH/ – Belgjika dhuron spektakël duke përmbysur rezultatin me Japoninë 3-2 dhe duke marrë kualifikimin për në fazën tjetër të finaleve të Kupës së Botës.

Japonia që nuk shihej aspak si favorite ka bërë një lojë të mrekullueshme duke dalë para me dy gola të shënuar nga Haraguchi në minutën e 48-të dhe Inui në minutën e 52-të.

Megjithatë brezi i artë i “Djajve të Kuq” ka treguar eksperiencën dhe talentin duke përmbysur rezultatin me tre gola të shënuar nga Vertonghen në minutën e 69-të, Fellaini në minutën e 74-t dhe Chadli në minutën e 94-t. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.