Spanja nuk e thyen dot “mallkimin” eleminohet nga Rusia me 11-metërsha

MOSKË, 1 korrik /ATSH/ – Spanja ndonëse dominoi lojën nuk arrin dot të thyejë “mallkimin” kundër kombëtares së vendit pritës të Botërorit duke u skualifikuar këtë herë nga Rusia me 11-metërsha.

Koha e rregullt mes Rusisë dhe Spanjës përfundoi në barazpeshë 1-1, ku “Furia Roja” doli në avantazh falë një autogoli të Ignasheviç në minutën e 12-të, por Dzyuba barazoi falë një 11-metërshi në minutën e 41-të.

Loja u dominua nga Spanja, 74% me 26% (Rusia) të mbajtjes së topit dhe 25 raste gjuajtjeje drejt portës kundrejt gjashtë për Rusinë.

Megjithatë këto statistika nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren Spanjës duke u eleminuar nga 11-metërshat.

Koke dhe Aspas do të gabonin në gjuajtjet nga 11-metërshat për Spanjën duke i dhuruar fitoren Rusisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.