Rritet me 30% numri i jahteve dhe anijeve turistike në portet detare

TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Edhe pse nuk jemi ende në pikun e sezonit turistik është rritur me 30% numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare të vendit tonë në 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës, ku deri tani kanë hyrë 276 jahte e veliera e 43 tragete turistike.

Ndërsa në Portin e Durrësit kanë hyrë 112 jahte, në atë të Vlorës 90 dhe në portin e Shëngjinit janë regjistruar 30 jahte e veliera.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.