Kreditimi për ekonominë, 539.5 miliardë lekë në fund të muajit maj

TIRANË, 30 qershor /ATSH/- Trendi pozitiv i kreditimit të biznesit dhe sipërmarrjes po mbështet rritjen ekonomike të vendit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të muajit maj arriti në 539.5 miliardë lekë. Ndërsa kredia për individë shënoi rritje pozitive ndikuar nga vijimi i përmirësimit të huasë në lekë.

Në mars të këtij viti, për herë të parë kredia në lekë ia kaloi asaj në valutë, ndërsa në fund të majit pesha e huasë në monedhën vendase ndaj totalit ishte 51.4%.

Kredidhënia për ekonominë ka shënuar një gjallërim të dukshëm vitet e fundit duke injektuar rritje vjetore progresive.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 ndërsa pritshmëritë për vitin 2018, janë për një rritje pozitive mbi 40%. e.xh/ j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.