AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/06/2018

VJENË – Zhvillohet ceremonia zyrtare e fillimit të presidencës austriake të BE-së me dhënien e stafetës mes kryeministrit bullgar dhe atij austriak në një lartësi prej 2 000 metrash.

PARIS – Takim i presidentit francez, Emmanuel Macron me kryeministrin sllovak, Peter Pellegrini dhe atë çek, Andrej Babis.

UASHINGTON – Ditë manifestimi kombëtar kundër politikës për imigracionin të Donald Trump.

KAZAN – Zhvillohet ndeshja e parë e fazës 1/8 të Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës në orën 16:00.

SOÇI – Zhvillohet ndeshja mes Uruguait dhe Portugalisë e vlefshme për fazën e 1/8 të Kupës së Botës në orën 20:00. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.