​Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nesër fillojnë patrullimet e përbashkëta

????????????????????????????????????

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/.- Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të fillojnë nesër, 1 korrik, patrullimet e përbashkëta për sezonin veror.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për shtyp të Policisë së Kosovës, ku ndër të tjera theksohet se turni i parë i punonjësve të Policisë së Kosovës, të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta.

“Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do ti paraprijë takimi që do të mbahet në orën 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët e policisë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin për media. /KosovaPress/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.