OTAVA – Kanadaja i përgjigjet masave të Trump, vendos tarifa doganore

UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Kanadaja njoftoi se do të vendosë tarifa mbi produktet amerikane si përgjigje ndaj masave të Uashingtonit kundër eksportve nga fqinji kanadez, si pjesë luftës tregtare të filluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kanadaja nuk ka zgjidhje tjetër pot të përgjigjet në një masë reciproke dollar për dollar”, deklaroi sot ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland.

“Kanadaja është treguar e matur dhe e përmbajtur në përgjigjen e saj”, tha Freeland duke argumentuar se tarifat amerikane janë të jashtëligjshme sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA)

“Tarifat e reja mbi produktet amerikane përfshijnë çelikun dhe aluminin, që arrijnë vlerë prej 16 miliardë dollarë kanadezë (12 miliardë dollarë amerikanë), do të hyjnë në fuqi më 1 korrik”, theksoi ministrja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.