Linja ajrore Izrael-Tiranë, vijnë 184 pasagjerët e parë të “Israir Airlines”

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ – Tirana International Airport (TIA), i uroi sot mirëseardhjen 184 pasagjerëve të parë të “Israir Airlines”, avioni i të cilit fluturoi nga Tel-Avivi drejt kryeqytetit të Shqipërisë.

TIA organizoi një ceremoni të vogël me rastin e fillimit të operimit të destinacionit të ri nga
qyteti i Tel-Avivit drejt Tiranës.

Linja e re është programuar të operojë çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit, që do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

“Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të
zhvilluar turizmin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë”, – u shpreh Dr. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

TIA premton se stafi i saj është i përgatitur më së miri për të përballuar fluksin e pasagjerëve gjatë verës, si dhe për të ofruar standardet më të larta të mundshme të shërbimit dhe komoditetit të tyre./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.