LETONI – Guvernatori i bankës qendrore dënohet për korrupsion

RIGA, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Prokuroria e Letonisë njoftoi sot dënimin e guvernatorit të bankës qendrore, që aktualisht është i pezulluar, për një aferë korruptive që arrin vlerën e gjysmë milionë eurove, një akuzë që ai e kundërshton.

Ilmars Rimsevics, kreu i bankës qendrore prej shumë vitesh, nuk i pranoi kërkesat për dorëheqje, por u pezullua nga ushtrimi i funksioneve të tij, përfshirë edhe këshillin e guvernatorëve të Bankës Qendrore Europiane (BQE), kur kjo aferë filloi në shkurt.

Prokurorja, Viorika Jirgena u shpreh para gazetarëve në Riga se “dy aksionerë të ‘Trasta Komercbanka’, një bankë moldave me qendër në Letoni dhe që u mbyll në vitin 2016 për pastrim parashë dhe mashtrim, pohuan se  Rimsevics kishte kërkuar para për ta mbajtur t[ hapur”.

Prokurorët besojnë se Rimsevics ka kërkuar 500 000 euro për të bindur Komisionin e Finanacave dhe të Tregjeve Monetare që të mbyllë sytë mbi akuzat kundër “Trasta Komercbanka”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.