JAPONI – Mattis: Do të ruajmë pozicionin mbrojtës përballë Koresë së Veriut

TOKIO, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis premtoi sot ruajtjen e një pozicioni të fortë mbrojtës në rajon përballë Koresë së Veriut dhe ritheksoi rëndësinë e aleancës mes SHBA-së dhe Japonisë.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për angazhimin e amerikanëve ndaj aleatëve, ai premtoi se Uashingtoni do të ruante pozicionin mbrojtës pavarësisht njoftimit nga presidenti amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund manovrave ushtarake të përbashkëta mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

“Vendimi për të ndërprerë këto manovra u mor për të lehtësuar negociatat për denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe për të rritur mundësitë e arritjes së një zgjidhjeje paqësore për gadishullin korean, por pa dobësuar pozicionin amerikan në Azi”, theksoi kreu i Pentagonit.

“Ne mbajmë një pozicion të fortë mbrojtës për t’u garantuar që diplomatët tanë vazhdojnë të diskutojnë me një forcë të padiskutueshme”, nënvizoi Mattis në një konferencë shtypi me homologun japonez, Itsunori Onodera.

“Ne jemi aktualisht të angazhuar në bisedime të pazakonta me Korenë e Veriut, por në këtë moment dinamik aleanca aftagjatë mes Japonisë dhe SHBA-së mbetet e vendosur”, nënvizoi kreu i mbrojtjes amerikane dukee cilësuar aleancën si gur themeli i stabilitetit në rajonin indo-Paqësor.

Onodera ritheksoi nga na e tij se manovrat ushtarake mes amerikanëve dhe koreano-jugorëve ishin të rëndësishme për stabilitetin në rajon duke praniar se kjo ndërprerje kishte ndodhur për të mbështetur përpjekjet diplomatike për arritjen e një denuklearizimi të Koresë së Veriut./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.