FOTO/ Punimet në autostradë zhvendosen në aksin rrugor Maminas-Vorë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/- Ka përfunduar rehabilitimi i segmentit rrugor Sukth-Maminas në autostradën Durrës-Tiranë, ndërkohë që sot (e premte) ka nisur ndërhyrja në aksin e parafundit të kësaj autostrade Maminas-Vorë.

Autoritetit Rrugor Shqiptar, (ARRSH) njofton se, lëvizjet e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës vijojnë normalisht. Ndërsa, mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do të devijohen në rrugën dytësore nga Maminasi deri në Vorë.

Ndërkohë, ARRSH njofton se ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike është drejt përfundimit.

Korridori Tiranë-Durres është aksi ekonomik kryesor i vendit që lidh kryeqytetin me portin kryesor, Durrësin, si dhe Veriun me Jugun.

Përgjatë këtij segmenti jeton rreth 40% e popullsisë së vendit. Në të ndodhen disa nga bizneset dhe qendrat tregtare më të rëndësishme dhe prodhohet gjysma e PPB.

Me një si fluks ditor trafiku prej 45 mije makinash, riparimi i saj ishte një domosdoshmëri.

ARRSH me mbështetjen e një Projekti të Bankës Botërore së shpejti mbaron puna për riparimin e saj që nënkupton jo vetëm shtresa të reja asfaltike, por edhe shtimin e elementëve te sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidenteve.e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.