FOTO/ Fëmijët i rikthehen instrumenteve muzikore

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ -Fusha e artit po tërheq gjithnjë e më shumë fëmijët drejt ëndërrës së tyre, duke zhvilluar talentin për muzikën dhe instrumentet.

Për të zhvilluar talentin e tyre fëmijët nga mosha 3 deri në 14 vjeç, gjithnjë e më shumë po ndjekin kurse në piano, violinë, kitarë etj, në qendra të ndryshme kulturore në kryeqytet.

Në këto qendra përditë e më shumë po zbulohen talentet e fëmijëve, që ëndërrojnë një ditë të ngjiten në skenat e mëdha kulturore të vendit dhe jashtë saj.

Një ndër këto është edhe Qendra Multifunksionale TEN, e cila ka për qëllim zbulimin dhe mbështetjen e te rinjve të talentuar, si dhe gjallërimin e jetës artistike kulturore në Tiranë.

Ditët e fundit organizoi një Recital Pianistik me fëmijët që frekuentojnë këtë qendër.

Fëmijët nën kujdesin e pedagoges Jetmira Hyka Zorba dhe me talentin e tyre sollën për prindërit dhe të ftuarit, pjesë nga repertori i kompozitorëve të njohur nga vendi dhe bota duke dhuruar emocione.

Në fund të koncertit, për fëmijët pjesëmarrës Nikol Osmanaj,  Zhaklin Mara, Dastid Krasniqi, Kejtlin Llagami, Hera Gishti, Fiona Merepeza dhe Rea Gishti u shpërndanë çertifikata për arritje të larta në recitalin pianistik. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.