BRUKSEL – Inflacioni në zonën euro arrin në 2%

BRUKSEL, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Niveli i inflacionit në zonën euro ka arritur në 2% në muajin qershor nga 1,9 % në maj duke arritur pragun e vendosur nga BQE, sipas një vlerësimi paraprak të publikuar sot nga Zyra Europiane e Statistikave “Eurostat”.

Për BQE, një inflacion shumë më i ulët se 2,0% në një vit është konsideruar si një shenjë e mbarëvajtjes ekonomike.

Hera e fundit që inflacioni kishte regjistruar një nivel të tillë daton në shkurt 2017./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.