BERLIN – Greqia dhe Spanja pranojnë të marrin azilkërkuesit që ndodhen në Gjermani

BERLIN, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Gjermania ka arritur një marrëveshje me Greqinë dhe Spanjën për të kthyer migrantët të cilët janë regjistruar më parë për azil në këto vende, një masë e përkohshme për të bllokuar migracionin dytësor deri sa një politikat në nivel BE-je të hynë në fuqi, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane në “Twitter”.

“Marrëveshja, që u arrit në kuadër të samitit të BE-së në Bruksel, parashikon që Greqia dhe Spanja të marrin pas migrantët që vijnë në Gjermani nga kufijtë e saj jugorë me Austrinë”, sipas një deklarate të publikuar nga Steffen Seibert.

“Ne theksojmë këtë fakt se shtetet anëtare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë nevojë për më shumë mbështetje, si financiarisht edhe në aspektin e forcave policore dhe të ekspertëve në çështjet e azilkërkuesve”, thuhet në këtë deklaratë.

Marrëveshja e arritur nga liderët e BE-së pas bisedimesh maratonë të zhvilluara dje parashikon qendra të migrantëve që do të ngrihen në vende të ndryshme të BE-së në formë vullnetare, ku migrantët do të mbahen ndërkohë që zhvillohen procedurat për azil. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.