LSI: Nuk ka një datë për negociatat

TIRANE, 28 qershor/ATSH/-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi sot në Kuvend se nuk ka një datë për hapjen e negociatave.

Ai theksoi se nëse do të bëhet e njëjta gjë deri vitin e ardhshëm, atëherë sërish negociatat nuk do të hapen.

“Kryeministri i pari, qeveria, edhe ne deputetët, duhet të kërkonim ndjesë që nuk morëm vendimin për çeljen e negociatave. Sot duhet të ishte një ditë reflektimi dhe kryeministri duhet të vinte me një ofertë politike që të programojë veprimin tonë, të gjithëve bashkë, se çfarë do të bëjmë deri në qershorin e 2019. Por edhe kjo nuk është një date”, tha ai.

Luan Rama tha nga foltorja e Kuvendit se “nuk ka një datë për çeljen e negociatave dhe nëse rekomandimi ka një datë, unë jam dorëheqjen sot ose këtë ta bëjë kryeministri. Nuk e kam për turp të jap dorëheqjen e të iki nga parlamenti nëse jepet rekomandimi pozitiv qershorin e vitit të ardhshëm”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.