Gjoba e FIFA-s ndaj Xhakës dhe Shaqirit, mblidhet 70% e fondit

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ – Në sajë të kontributit të shqiptarëve, në llogarinë bankare “MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA” është mbledhur gati 70% e fondit, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohjen për solidaritetin e treguar, ndërsa bën thirrje që ky kontribut të vazhdojë në mënyrë që brenda javës të arrihet objektivi për të paguar 100% të gjobës.

“Është mbledhur gati 70% e fondit. Shumë faleminderit të gjithëve dhe edhe një kujtesë, që ta arrijmë brenda javës 100% objektivin”, shkruan Kryeministri Rama, në rrjetin social “Facebook”. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.