Foto/ Peqin, vijon pastrimi i kanaleve kulluese në të gjitha njësitë administrative

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ – Prej disa kohësh bashkia e Peqinit ka nisur pastrimin e kanaleve kulluese në të gjitha njësitë administrative.

Rehabilitimi i radhës ka qënë ai i kanaleve kulluese në njësinë administrative Gjocaj. Për largimin e mbeturinave janë përdorur mjete si ekskavatorë etj.

“Momente nga pastrimi i kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Gjocaj”, thuhet në faqen zyrtare të bashkisë së Peqinit.

/z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.