BRUKSEL – Italia bllokon miratimin e përfundimeve të përbashkëta të samitit të BE-së

BRUKSEL, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Italia bllokoi sot në mbrëmje miratimin e përfundimeve të përbashkëta në subjektet e ndryshme që u diskutuan në pjesën e parë të samitit europian që po zhvillohet në Bruksel, në pritje për të ditur nëse do t’i përmbushen kërkesat në lidhje me dosjen migratore, sipas burimesh pranë samitit.

“Kryeministri Conte ruajti mundësinë që t’u shprehur mbi gjithçka”, njoftoi një burim italian.

Krerët e 28 vendeve gjatë këti samiti do të diskutojnë temat e sigurisë dhe të mbrojtjes, më pas të punësimit, të inovacionit si dhe të zgjerimit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.