Për herë të parë një president francez viziton Shqipërinë

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ – Presidenti i i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë Shqipërinë vjeshtën e këtij viti.

Këtë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë takimit sot me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të PS-së në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD) në Kryeministri.

“Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur, këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një president i Francës dhe jam i bindur se pasi ta shikojë me sytë e tij këtë vend, lidhja jonë do të bëhet më e fortë dhe roli i Francës në ecurinë pozitive të Shqipërisë dhe Ballkanit do të rritet”, – theksoi Rama. /k.s//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.