FOKUS – Fëmijët kamikazë projekti i ardhshëm i ISIS-it

PARIS, 27 qershor (ATSH-ANSA) – Një skenar i frikshëm dhe aspak human, rezulton sipas një hetimi të kryer nga gazeta franceze ”Le Monde”, ku thuhet se ISIS po përgatit fëmijë  kamikazë për të kryer sulme terroriste në Francë.

Ky lajm u publikua nga gazetari Soren Seelow, ku citohet dëshmia e xhihadistit francez të kapur në Siri, Jonathan Geffroy.

I kapur vitin e kaluar nga Ushtria e Lirë Siriane, ndërsa përpiqej të arratisej me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, Geffroy u ekstradua  në Francë në shtatorin e kaluar nga Turqia.

Prej atëherë, është marrë në pyetje disa herë nga agjentët 007.

”Dëshmia e tij të ngjeth lëkurën. Sipas tij, vëllezërit Clain, dy militantë francezë të tjerë të ISIS, po do projektonin fshehurazi dërgimin e fëmijëve-xhihadistë për të goditur objektivat në Francë”, shkruan ”Le Monde”.

“Veprimet do të kryheshin nga fëmijë të rritur në Francë dhe vështirë të dihet nëse projekti është akoma aktual ose nëse është lënë lënë mënjanë pas goditjes ushtarake që ka pësuar ISIS në Siri dhe Irak’’, thekson Geoffroy.

Geoffroy, i cili quhet “i penduar”, siguron megjithatë, se sulmi “do të bëhet” dhe kur ata thonë diçka ‘’bëhet’’, citon gazeta ”Le Monde”./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.