BRUKSEL – Fleckenstein: Keni mbështetjen time deri sa të jemi bashkë në BE

‏BRUKSEL, 27 qershor /ATSH/ – Eurodeputeti Knut Fleckenstein përshëndeti dritën jeshile që dhanë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë”, shkruan Fleckenstein në profilin e tij “Twitter”.

“Progres i vlerësuar! Hapja e negociatave u vendos”, thekson eurodeputeti.

“Përfundimi nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme inkurajon qartësisht të dyja qeveritë dhe parlamentet për të vazhduar me procesin e reformave”, shpreht ai.

“Keni mbështetjen time deri sa të jemi bashkë në BE!”, përfundon Fleckenstein. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.