Balla: SHQUP, nga shfaqjet për fëmijë, tek teatri opozitar

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me në të një foto-lajm të postuar në rrjetin social “Facebook”, bën analogjinë e përdorimit të skenës, dikur nga fëmijët e sot nga ata që i quan “aktorë opozitarë”.

“Kjo ishte salla e teatrit dhe kinemasë në SHQUP-it, ku dikur jepnin shfaqje fëmijët. Ndërsa sot pas uzurpimit nga PD-ja në mënyrë antiligjore dhe aspak transparente japin shfaqje aktorët e opozitës”, shkruan Balla në Facebook.

“Pas dështimit me sukses të inskenimit me “babalen”, regjizori Sali dhe punëtori i skenës Lulzim po përpiqen të mbajnë në skenë një shfaqje tjetër, ku me demek atyre ju vjen keq për godinën e Teatrit Kombëtar.

Shkatërrimi i kësaj salle teatri në SHQUP është përgjigja më e mirë për çdo qytetar për të kuptuar sesa shumë e duan këta artin dhe kulturën”, përfundon kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.