MJEDIS – Pas qeseve u shpallet ”luftë botërore” edhe pipave

PARIS, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Pas qeseve, pipat plastike janë kthyer në armikun e betuar të ambientalistëve.

Shtete si Britania e Madhe dhe gjigantë si McDonald’s po marrin në konsideratë mundësitë e nxjerrjes jashtë përdorimit, duke tërhequr vëmendjen e profesionistëve të plastikës.

Sipas një studimi të revistës amerikane «Science», tetë milionë tonë mbetje plastike derdhen çdo vit në detet dhe oqeanet e globit, e barasvlefshme me 250 kilogramë në sekondë.

Në mesin e këtyre mbetjeve, pipat plastike zënë një pjesë të konsiderueshme.

Ambientalistët në të gjithë botën nuk i kursejnë pamjet mbresëlënëse për të ilustruar ndikimin e tyre të dëmshëm në faunën detare.

Një video që po bën xhiros e radhës në rrjetet sociale tregon për shembull dy biologë të cilët nxjerrin për disa minuta pipa plastike të ngatërruara në hundën e një breshke në detet e Kosta Rikës.

«Pipat shërbehen njëkohësisht me gotat në bare. Ato janë shumë të vogla për nga madhësia për t’u ricikluar, pasi i kalojnë të gjithë filtrat», shpreh me keqardhje Yasmine El-Kotni, bashkëthemeluese e shoqatës «Bas les Pailles», e cila ka lëshuar një peticion në change.org për ndalimin e tyre në Francë.

-Britania e Madhe, nxënëse e mirë-

Nga ana legjislative, përparimet në këtë drejtim mbeten të pakta.

Në fund të majit, Komisioni Europian propozoi ndalimin e kunjave pambukë të veshëve, set ngrënie plastike, pjata, pipa, lugë plastike që shërbejnë për përzierjen në koktejle dhe mbajtëse plastike për tullumbacet duke parashtruar që kjo artikuj të prodhohen në materiale më të forta.

Masa pritet gjithashtu të diskutohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian.

Britania e Madhe njoftoi në muajin prill ndalimin e pipave, përzierësve të kafes dhe kunjave të veshëve deri në fund të vitit.

-Pipa që dekompozohen natyrshëm-

Disa kompani nuk kanë vonuar të jenë kundër.

Gjiganti i ushqimit të shpejtë McDonald’s po teston prej mesit të qershorit dy alternativa të pipave plastikë, pipa që dekompozohen natyrshëm apo gota plastike me kapak.

”Duhet parë se çfarë zgjidhje do të miratojnë ata, pasi duhet zëvendësuar një objekt me material plastik me një tjetër” shprehet Yasmine El-Kotni./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.