Kampi i refugjatëve, samiti i BE-së shpoi tullumbacen gjigante të lajmit të rremë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ “Samiti i Bashkimit Europian për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigante të lajmit të rremë për kampin në Shqipëri”.

Duke komentuar aludimet e fundit për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh se “ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE-së për refugjatët”.

“Dje, Samiti i BE-së për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigante të lajmit të rremë për kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE-së për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan Kryeministri Rama./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.