TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Ndërsa Leo Messi festonte ditëlindjen e tij të 31-të në një festë private së bashku me shokët e ekipit përfaqësues, tifozët argjentinas në Rusi, duke pritur që Pleshti të marrë shpërblimin që meriton në ndeshjen e fundit për grupin G në përballjen ndaj Nigerisë, nuk kanë munguar në festën e organizuar nga qyteti i Bronnitsit, vendgrumbullimit të Seleccìon. Për të rriturit dhe fëmijët, fansa të Messit, ekzistonte një fetë nga torta gjigante që paraqiste kampionin e Barcelonës. /tgcom//r.e/
