Çfarë të zbuloni këtë verë? Boom-in e turizmit shqiptar!

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ – Ajo që po kërkoni për të zbuluar këtë verë? Çmimet e ulëta dhe pas shtëpisë: boom-in e turizmit në Shqipëri dhe në Malin e Zi, shkruan it.businessinsider.com.

Destinacionet e reja turistike këtë verë? Ato mund të jenë pas shtëpisë. Si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë përjetuar një boom të vërtetë ekonomik në vitet e fundit. Në qoftë se Shqipëria ka me të vërtetë një përmirësim të qëndrueshëm të performancës së saj financiare (+ 3,7% në vitin 2016 dhe +3,8 në vitin 2017, sipas ambasadës italiane në Shqipëri), PBB-ja e Malit të Zi do të regjistrojë një rritje prej + 3% në vitin 2018, bazuar në vlerësimet e Institutit për Studime Strategjike (ISSP). 

Numrat  në përputhje me parashikimet e Bankës Botërore, sipas të cilave rritja e Malit të Zi regjistroi + 4,3% në vitin 2017.

Shifrat pozitive të rritjes ekonomike janë të ndërthurura në mënyrë të përkryer me trendet turistike, vazhdimisht në rritje, një kombinim  që bashkon dy vendet e Ballkanit, të cilat janë duke ndjekur gjurmët e Kroacisë.

Vetëm në janar të vitit 2018 në fakt, sipas statistikave të INSTAT (Instituti i Statistikave të Shqipërisë)  në Shqipëri mbërritën 232 000 turistë të huaj  dhe 34,5% më shumë se në janar 2017. 

Paralelisht, në Malin e Zi në vitin 2017 u fut nga ”The Independent” në 12 destinacionet turistike europiane për të vizituar. Të nxitur nga dëshira e fortë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian (siç ka deklaruar kohët e fundit ambasadori i ri Luca Zelioli), vendi mund të marrë hapin vendimtar në vitin 2025, siç u theksua nga Brukseli.
 
Arsyeja për këtë boom? Më shumë se një, duket

– Afërsia me Italinë dhe brigjet e tjera turistike të Europës (trageti nga Bari në Durrës, për shembull, zgjat rreth 10 orë duke udhëtuar edhe gjatë natës);

– Turizmi ende në rritje dhe jo në masë.

– Një raport i shkëlqyer i cilësisë me çmimet (një dhomë dyshe në një hotel me katër yje në Sarandë, një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri, kushton mesatarisht 65 €);

– Prania e atraksioneve natyrore dhe pikat kulturore të interesit të veçantë (vetëm Shqipëria, për shembull, numëron 3 390 atraksione turistike, sipas informacioneve të fundit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit).

Jo vetëm. Ndërsa Mali i Zi, ende i pushtuar nga turizmi masiv, me gati 300 kilometra plazhe të bukura të tilla si ato të Kroacisë, Shqipëria tani mund të mburret me praninë e operative të platformës Alpitour AlbaniaTravel.com, nisur në vitin 2017.

Me mbi 350 objekte të pranishme, me futjen e booking për trtagetet dhe me një qendër në Tiranë, portali ka si qëllim te ndihmojë individët dhe kompanitë për organizimin e takimeve të biznesit.

Zgjedhja e Alpitour mund të jetë e suksesshme, nëse është e vërtetë që vitin e kaluar 75% e klientëve të objekteve kryesore të hoteleve ishte italiane (një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2016) që vijnë kryesisht nga Italia Jugore. Kështu shpjegohet rritja e turizmit që në Shqipëri shënoi 7% në gjysmën e parë të vitit 2017.  

Vendet më tërheqëse?

1000 plus 1 duke filluar nga Berati (qytet rreth dy orë në jug të Tiranës) trashëgimi kulturore e UNESCO-s që nga viti 1992, dhe nga kështjella e vogël mesjetare e Krujës, kryeqyteti antik shqiptar nga ku kënaqesh nga një pamje piktoreske e kodrave përreth. Për bregdetin, ndër vendet më të vizituara janë Saranda, lokalitet bregdetar në jug të vendit dhe, pak më në veri, Porto Palermo, plazhi i vogël i rivierës shqiptare, ku gjendet edhe një kështjellë antike.
Në Malin e Zi, pjesa më e bukur është Boka Kotoskar, e futur në trashëgiminë botërore të UNESCO-s në vitin 1979. Dhe në hyrje të Boka Kotoskar ndodhet Herceg Novi, lokalitet bregdetar në brigjet e Adriatikut, shumë pak larg kufirit me Kroacinë. Duke vazhduar përgjatë bregdetit dhe më në brendësi të tij mbërrin në Perasto, lokalitet karakteristik dhe i famshëm për ishullin e Shën Gjergjit dhe Ishulli i Scalpellos, nga ku ndodhet edhe një vend i shenjtë me të njëjtin emër.
Ndërmjet bukurive karakteristike, trashëgimive kulturore dhe mundësive për të ushtruar trekking dhe rafting, Shqipëria dhe Mali i Zi duken se janë me të vërtetë vendet bregdetare të arritshme, atje ku çmimet e ulëta përbëjnë një luks.
Edhe strategjia pesëvjeçare për turizmin (2018-2022), publikuar nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e Shqipërisë flet qartë: objektivi kryesor është në fakt rritja e kontributit të turizmit në të ardhurat totale të shtetit, duke rritur numrin e të punësuarve në këtë sektor dhe duke patur si qëllim edhe investimet e reja publike.
Dhe është pikërisht në sinergji me këto objektiva edhe fakti që qeveria shqiptare ka ofruar disa stimuj për ndërtimin e strukturave të reja. Objektivi? Shtimi me të paktën pesë i resorteve të reja deri në vitin 2022, në anën tjetër të Adriatikut, që është shndërruar në një botë të re për t’u zbuluar./ /os/  a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.