Rama: Zhbllokuam kontratat mizerabël për bypass-et e Vlorës dhe Fierit

TIRANË, 23 qershor/ATSH-Maela Marini/ Puna për bypass-et e Vlorës dhe të Fierit do të nisin në muajin shtator për të mos u ndalur te realizimi i këtyre veprave të rëndësishme infrastrukturore.

Në prezantimin e projekteve të reja për qarkun e Vlorës, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “më në fund kemi zhbllokuar procesin e tmerrshëm si rezultat i kontratave mizerabël për bypass-in e Vlorës dhe të Fierit”.

“Në shtator nis puna për të dy bypass-et. Vlora do të ketë bypass-in e ri dhe ai i Fierit do të ndërtohet brenda periudhës që përkon me hapjen e sezonit të ardhshëm turistik”, – tha Rama.

Kryeministri premtoi se ky do të jetë viti i fundit që tortura do të vazhdojë për udhëtarët që kalojnë në këto akse rrugore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.