Tatimet apel qytetarëve: Tërhiqni kuponin tatimor

TIRANË, 22 qershor/ATSH/- Administrata tatimore iu bën sërish apel qytetarëve të tërheqin kuponin tatimor, për çdo mall apo shërbim që marrin.

Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithsecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë.

Administrata tatimore informon se çdo blerës, person fizik, juridik ose individ ka të drejtë të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor.

Po ashtu tatimet ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor.
Për këtë, DPT ka vendosur në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike [email protected]

Qytetarët apo bizneset gjithashtu mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.